Përndiqte të miturën dhe e shqetësonte në telefon, arrestohet 18-vjeçari në Durrës

Policia ka arrestuar një 18-vjeçar në Durrës pasi vazhdimisht përnqite dhe shqetësonte në telefon një vajzë të mitur.

Gjithashtu është arrestuar një 19-vjeçar pasi kishte dhunuar bashkëjetuesen.

Policia ka vënë në pranga edhe dy shoferë, njëri për ngarje mjeti në gjendje të dehur dhe tjetrin pasi është përplasur në Tapizë  me makinën e drejtuesit 60-vjeçar. Ky i fundit ndërroi jetë.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale .

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 19 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 18 vjeç, banues në Shijak, pasi ka përndjekur dhe shqetësuar në telefon një shtetase të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

I. S., 57 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” në gjëndje të dehur është përplasur me një tjetër mjet duke i shkaktuar dëme materiale.

P. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme në Tapizë, Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Q. Sh., 60 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë. Drejtuesi i mjetit P. K., dhe pasagjerja në mjetin tip “Volkswagen” shtetësja Sh. Sh., 49 vjeçe, ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 24.07.2021 14:39