Procesi i integrimit, sfidë që duhet të përfshijë të gjithë shqiptarët
Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, deklaroi sot se procesi i integrimit është një sfidë që duhet të përfshijë të gjithë shqiptarët.

Duke folur gjatë një takimi me nxënësit e shkollës “Aleksandër Moisiu” në Kavajë për gjithëpërfshirjen e të rinjve në procesin e integrimit, ministrja Gjosha theksoi se, “duhet të mendojmë për të ardhmen e brezave të rinj.

“Statusi i vendit kandidat eshtë vetëm një hap përpara. Është e nevojshme të evropianizohemi brenda nesh dhe të mos ndalemi me reformat. Shqipëria duhet të transformohet brenda vetes”, tha Gjosha.
Shtuar më 25/04/2014, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori