“Hapet” këngëtarja e famshme: Vuaj nga 5 sëmundje të rralla (FOTO LAJM)

Këngëtarja e famshme Halsey ka folur me fansat e saj lidhur me problemet e shumta shëndetësore.

Sipas saj, këto probleme e kanë shoqëruar që prej lindjes

Nëpërmjet disa postimeve në storyt e saj në Instagram, këngëtarja tregoi se ajo është alergjike po thuajse nga çdo gjë, duke nisur që nga pjesa më e madhe e ushqimeve. Po ashtu ajo ka treguar se vuan dhe nga një sërë sëmundjesh, që e detyrojnë shpesh herë të shtrohet në spital për tu kuruar, dhe që janë përkeqësuar pas shtatzënisë.

“Shëndeti im ka ndryshuar shumë që kur mbeta shtatzënë dhe linda. Fillova të sëmurem shumë, kam qenë disi e sëmurë shumicën e jetës sime”, tha ajo.

Halsey ka folur më parë për luftën e saj me endometriozën në të kaluarën, një gjendje që prek një në 10 gra të çdo moshe, ku qelizat e mitrës gjenden diku tjetër në trup, duke përfshirë zorrët, vezoret ose fshikëzën. 27-vjeçarja ka treguar po ashtu se po punon me mjekët për të zbuluar shkakun e shëndetit të saj të dobët, por ende nuk ja ka dalë.

Ajo është diagnostifikuar dhe me 4 sëmundje të tjera të rralla:

Sindromat Ehlers-Danlos (EDS), një gjendje kushtesh të ralla të trashëguara, që prekin indin lidhës që ofrojnë mbështetje në lëkurë, tendinat, ligamentet, enët e gjakut, organet e brendshme dhe kockat.

Sindroma Sjogren është një gjendje që prek pjesët e trupit që prodhojnë lëngje, si lotët dhe pështyma.

Sindroma e aktivizimit të mastociteve, një gjendje në të cilën mund të ketë episode të përsëritura të simptomave të anafilaksisë – simptoma alergjike si urtikarie, ënjtje, presion i ulët i gjakut, vështirësi në frymëmarrje dhe diarre të rëndë.

Sindroma e takikardisë ortostatike posturale (POTS), e cila është një rritje jonormale e rrahjeve të zemrës që ndodh pas uljes ose qëndrimit në këmbë. Disa simptoma tipike përfshijnë marramendje dhe të fikët.