Procedurat e reja të marrjes së Doktoraturës. Si do vlerësohen
Qeveria ka miratuar përbërjen dhe ka ndezur drirën jeshile për ngritjen e Komisionit për Vlerësimin e titujve akademikë. Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademikë vlerëson dhe merr vendim për propozimet e institucioneve të arsimit të lartë për dhënien e titullit akademik “Profesor”. Propozimet dhe vendimet për dhënien e titujve regjistrohen nga sekretariati i Komisionit në regjistrin e krijuar për këtë qëllim. Komisioni kryen edhe njohjen zyrtare në Republikën e Shqipërisë të gradave ose titujve shkencorë, të lëshuar nga institucione të huaja të arsimit të lartë, sipas procedurave të përcaktuara me udhëzim të ministrit të Arsimit dhe Sportit.
Një tjetër detyrë e Komisionit të Vlerësimit të Titujve u bën rekomandime institucioneve të arsimit të lartë për organizimin e studimeve të doktoratës dhe promovimin për titujt akademikë si dhe gëzon të drejtën të dërgojë përfaqësuesit e vet për të mbikëqyrur procedurat për mbrojtjen e doktoratave, si dhe për shqyrtimin e titujve akademikë, të cilat zhvillohen nga institucionet e arsimit të lartë në mbledhjet (seancat) e hapura.

Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademikë përbëhet nga 15 anëtarë, ndërsa pagesa e kryetarit dhe e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademikë do të jetë, përkatësisht, 15 000 lekë për mbledhje, për kryetarin, dhe nga 13 000 lekë për mbledhje, për anëtarët. Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademikë mblidhet jo më shumë se 9 herë në vit. 15 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademikë:

1. Ministri i Arsimit dhe Sportit kryetar;
2. Prof. Gudar Beqiraj, përfaqësues nga Akademia e Shkencave anëtar;
3. Prof. Dhori Kule, përfaqësues nga Konferenca e Rektorëve anëtar;
4. Prof. Petrit Malaj anëtar;
5. Prof. Jorgaq Kaçani anëtar;
6. Prof. Luljeta Minxhozi anëtar;
7. Prof. Margarita Qirko anëtar;
8. Prof. Fatos Harizaj anëtar;
9. Prof. Anyla Bulo anëtar;
10. Prof. Klodeta Dibra anëtar;
11. Prof. Sulo Hadëri anëtar;
12. Prof. Shezai Rrokaj anëtar;
13. Prof. Valentina Duka anëtar;
14. Prof. Aurela Anastasi anëtar;
15. Prof. Fatmir Hoxha anëtar
Shtuar më 12/05/2014, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori