Procedohet penalisht Voltana Ademi
Pak minuta më parë ka filluar procedimi penal i Kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademit në Shkodër.

Mësohet se Ademi është nën hetim për pengimzgjedhjeve.

Voltana Ademi ka mbajtur rezistencë gjatë gjithë këtij muaji, duke mos lejuar shkollën në shkodër të shërbejë si pikë votimi për ditën e sotme.

Ashtu sikundër është raportuar edhe më herët ccdo person i cili do të tentojë të prishë qetësinë e procesit zgjedhor apo të pengojë zgjedhjet do të procedohet penalisht.

Njoftimi i policisë

Shkodër

Procedohet Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, për veprën penale “Pengimi i zgjedhësit”, pasi duke ushtruar funksionin dhe autoritetin e saj si Kryetare e Bashkisë Shkodër, ka urdhëruar me shkrim punonjësit e kësaj bashkie, të mbyllin disa Qendra Votimi (shkolla), të cilat janë në pronësi të Bashkisë Shkodër, konkretisht 53 Qendra Votimi.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale: “Pengimi i zgjedhësit”, parashikuar nga neni 330/1/2 i Kodit Penal.
Shtuar më 30/06/2019, ora 10:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori