Procedohet mjeku që publikoi foton e punëtores së kanabisit
Mjeku që denoncoi rastet e alergjive tek punonjësit e kanabisit në Tiranë, ka qëndruar për disa orë në Komisariatin Nr.5, ku është pyetur në lidhje me statusin e tij në “Facebook”, që shkaktoi reagime të shumta.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë të ditur se mjeku ka deklaruar në polici se për statusin personal në ‘Facebook’ është ndikuar nga pozita e tij politike, pasi është anëtar i Partisë Lidhja Demokristiane.

Ndërkohë, policia ka kërkuar të marrë edhe deklarimet e pacientes, foton e së cilës e publikoi mjeku në rrjetin social, por rezultoi se ajo nuk banonte në Tiranë.

Ai ka publikuar edhe bisedën me një prej pacienteve të tij, e cila i ka deklaruar mjekut se punon në përpunimin e hashashit në Tiranë. Doktori në fjalë siguronte se vendi ku ndodh përpunimi nuk është larg në malësitë e Tiranës.

Ja rrëfimi i tij:

“Para dy ditësh me vjen një paciente me një dermatit Alergjik! Duke e pyetur për sëmundjen në anamneze e sipër më thotë ‘punoj në lule’. Çfarë lulesh i thashë?

“Po në lule o doktor në lule a bar si thonë, si gjithë të tjerët’- tha- nga 12 orë’. “Për të nxjerrë bukën e gojës!’
T’ju them të drejtën në fillim nuk e kuptova!

“Po në përpunim të hashashit o doctor” tha! Dhe kjo nuk punonte larg jo, në territorin e Bashkisë Tiranë, se mos kujtoni larg në Shëngjergj apo diku larg, jo jo afër 3 km në vijë ajrore nga qendra e Tiranës”,- shkruan mjeku.


Shtuar më 03/10/2016, ora 22:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori