Procedohet administratori i firmës se prishi rrugën në Pogradec
Policia ka nisur procedimin penal nga një administratori të një firme ndërtimi pasi akuzohet se gjatë punimeve të një HidrocentraliVelçan, një segment i rrugës së vjetër “Egnatia” me gjatësi 80 metra është dëmtuar.

Policia ka proceduar penalisht E.K, 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve”.

“Procedimi ndaj tij filloi pasi ky shtetas duke qenë me detyrë administrator i një shoqërie e cila po kryhen punime për ndërtimin e një Hidrocentrali në Njësinë Administrative Velçan, (gjatë punimeve) ka dëmtuar një segment rrugor me gjatësi 80 m dhe gjerësi 1.5 m, e cila i përket rrugës së vjetër EGNATIA”- thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme, neni 155 i Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 14/10/2017, ora 16:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori