Procedohen penalisht 416 shtetas për ndërtime pa leje
Pëlqej
Në kuadër të masave të ndërmarra kundër krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndërtimeve pa leje, policia ka evidentuar në të gjithë vendin 412 raste të ndërtimeve abuzive, për të cilat janë proceduar penalisht 416 shtetas, autorë të këtyre ndërtimeve të paligjshme.

Në një njoftim për shtyp të Policisë së Shtetit sot theksohet se “për 33 shtetas, të cilët kanë ndërtuar objekte pa leje në tokë publike, tokë shtetërore apo tokë të tjetrit, është marrë masa e arrestit në flagrancë. Ndërkohë 370 shtetas të tjerë, autorë të ndërtimeve të paligjshme, janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë, ndërsa 13 shtetas janë shpallur në kërkim”.

Sipas policisë, gjatë ditës së djeshme, nga strukturat e policisë janë proceduar penalisht 23 persona, të cilët nga verifikimet e kryera, janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte në mënyrë të paligjshme, në një rast është marrë masa e arrestit në flagrancë.

Në çdo rast të konstatuar nga strukturat e Policisë së Shtetit janë kryer veprimet procedurale përkatëse, duke bërë dhe pezullimin e punimeve në objektin e ndërtuar në mënyrë abuzive.
Shtuar më 03/09/2014, ora 14:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori