Procedohen 551 persona për ndërtime pe leje
Pëlqej
Zbatimi i masave të posaçme të ndërmarra nga Policia e Shtetit kundër krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndërtimeve pa leje, po vijon në të gjithë vendin, në zbatim të misionit, detyrave institucionale dhe prioriteteve të vendosura.

Në kuadër të këtyre masave, nga strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, janë evidentuar 548 raste të ndërtimeve abuzive, për të cilat janë proceduar penalisht 551 shtetas, autorë të këtyre ndërtimeve të paligjshme.

Për 38 shtetas, të cilët kryesisht janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte pa leje në tokë publike, tokë shtetërore apo tokë të tjetrit, është marrë masa e arrestit në flagrancë.
Ndërkohë 498 shtetas të tjerë, autorë të ndërtimeve të paligjshme, janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë dhe 15 shtetas janë shpallur në kërkim.

Gjatë dy ditëve të fundit, nga strukturat e policisë janë proceduar penalisht 40 persona, të cilët nga verifikimet e kryera, janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte në mënyrë të paligjshme, në 1 rast është marrë masa e arrestit në flagrancë.
Në çdo rast të konstatuar nga strukturat e Policisë së Shtetit janë kryer veprimet procedurale përkatëse, duke bërë dhe pezullimin e punimeve në objektin e ndërtuar në mënyrë abuzive.
Rastet e evidentuara sipas Drejtorive të Policisë në Qarqe:
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë evidentuar 142 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 140 persona, nga të cilët 11 janë arrestuar në flagrancë, 122 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 7 shtetas janë shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës, janë evidentuar 72 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 73 persona, nga të cilët 6 janë arrestuar në flagrancë, 67 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë evidentuar 73 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 73 persona, nga të cilët 1 është arrestuar dhe 71 ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier janë evidentuar 47 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 48 persona, nga të cilët 4 janë arrestuar në flagrancë, 42 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë janë evidentuar 23 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 23 persona, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 22 ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë janë evidentuar 27 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 27 persona, nga të cilët 3 janë arrestuar në flagrancë, 23 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër janë evidentuar 18 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 18 persona, nga të cilët 3 janë arrestuar dhe 15 ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë evidentuar 18 raste, për të cilët ndiqen në gjendje të lirë 18 shtetas.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, janë evidentuar 36 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 36 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë janë evidentuar 48 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 49 persona, nga të cilët 9 janë arrestuar, 39 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër janë evidentuar 33 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 34 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës janë evidentuar 11 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 12 persona, nga të cilët 9 ndiqen në gjendje të lirë dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Zbatimi i masave të posaçme do të vijojë me vendosmëri nga strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, përmes kontrollit të territorit, grumbullimit të informacioneve, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin, me synim parandalimin e goditjen e krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndërtimeve abuzive, si dhe përballjen me forcën e ligjit të të gjithë atyre personave që ushtrojnë një veprimtari të tillë kriminale.
Shtuar më 10/09/2014, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori