Procedohen 511 shtetas për ndërtime pa leje
Pëlqej
Vijon operacioni i policisë për marrjen e masave të posaçme kundër krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndaj ndërtimeve pa leje. POlicia njofton për evidentimin e 508 rasteve të ndërtimeve abuzive, për të cilat janë proceduar penalisht 511 shtetas.

Për 37 shtetas, është marrë masa e arrestit në flagrancë, 15 janë shpallur në kërkim, ndërkohë që 459 shtetas të tjerë, autorë të ndërtimeve të paligjshme, janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë.

Vetëm gjatë fundjavës, nga strukturat e policisë janë proceduar penalisht 39 persona, të cilët nga verifikimet e kryera, janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte në mënyrë të paligjshme, në tre raste është marrë masa e arrestit në flagrancë dhe një shtetas është shpallur në kërkim.

Në qarkun e Tiranës numërohen më shumë rate të ndërtimeve pa leje, numri i të cilave shkon deri në 129. Prej tyre 127 persona janë proceduar, 11 janë arrestuar në flagrancë, 109 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 7 shtetas janë shpallur në kërkim. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori