Problemi me pronën, elbasanasi rreh punonjësin e Aluiznit
Një ndër plagët më të dhimbshme të shoqërisë tone edhe sot e kësaj ditë vazhdon të jetë moszgjidhja e problemit të pronësisë, që ka shkatërruar familjet të cilët prej shumë vitesh gjenden sallave të gjykatave.

Por një qytetar në Elbasan si duket është lodhur nga e gjithë kjo çështje dhe ka shfryrë nervat mbi punonjësin e Aluizmit duke e goditur me sende të forta.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ka ndaluar Agim Islamin, 51 vjeç banues në fshatin Kusarth.

Ndalimi i tij u bë pasi, për shkak të detyrës dyshohet të ketë goditur me sende të forta punonjësin e Drejtorisë Rajonale të Aluizmit në Elbasan, shtetasin M.Ç, 60 vjeç banues në Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”./albeu.com/

Shtuar më 17/03/2017, ora 09:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori