Problemet i kam me policinë: Zbradhet dëshmia e objektivit të breshërisë së kallashit në Korçë
Juxhin Kulla ka dhënë dëshminë e tij para uniformave blu për të shtënat në drejtim të banesës së tij, në Korçë, mbrëmjen e djeshme.

Kulla është shprehur se nuk ka probleme me askënd, me përjashtim të policisë që e ka dhunuar. Ai ka theksuar se ka dëgjuar të shtënat sapo ishte duke dalë nga shtëpija, ndërsa më pas makina e autorëve është larguar me shpejtësi në drejtim të fshatit Barç.

Juxhin Kulla: Sapo dilja nga banesa në momentin që kam dëgjuar të shtënat. Dëgjova një automjet që u largua me shpejtësi dhe xhirim në drejtim të fshatit Barç.

Nuk pashë asgjë tjetër. Nuk kam probleme me askënd. Problemet e vetme që kam janë me policinë prej ditës që un jam keqtrajtuar prej tyre.

Është qëlluar disa herë drejtë katit të dytë të banesës. Nuk kam konflikt me asnjë person. Këtë e them me siguri.

Kulla ishte një emër i njohur për policinë, pasi rezultonte me precedentë të mëparshëm penalë. Ai ka qenë i dënuar tre herë në Shqipëri për kultivim të lëndëve psikoaktive.

Aktualisht policia e Korçës nuk ka shoqëruar apo identifikuar asnjë person, ndërsa është duke vijuar puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shtuar më 31/08/2019, ora 12:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori