Një person i identifikuar më vonë nga policia si Xhemal Zhuri i cili kishte hipur në një vinç ka kërcënuar për më shumë se një orë gjatë natës së kaluar se do të hidhej nga kjo lartësi. Ngjarja është zhvilluar në qendër të Tiranës, vetëm pak
metra larg “Ushtarit të Panjohur”.
Zhuri kishte
mundur të ngjitej në majë të vinçit, në një lartësi afro 84
metra. Në ndihmë kanë ardhur forcat speciale RENEA, të cilat pasi janë ngjitur në katin e fundit të pallatit që ishte në ndërtim, kanë arritur të komunikojnë me Zhurin dhe më pas ta bindin atë të zbriste nga vinçi. Por, edhe operacioni i shpëtimit ka qenë i vështirë për shkak të lartësisë së madhe dhe shiut të rrëmbyer që binte. Tetë efektivët e RENEA-s kanë improvizuar një urë për të bërë të
mundur kalimin e 53-vjeçarit dhe shpëtimin e tij, rezulton se tre vite më parë ai është divorcuar nga bashkëshortja e tij. Dyshohet se gjendja e rëndë psikologjike dhe
problemet ekonomike kanë çuar 53-vjeçarin drejt këtij veprimi, i cili fatmirësisht nuk rezultoi tragjik. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2012,
ora 10:59