Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër, 3 histori mbijetese si në filma

Louis Zamperini – I pathyeshmi

Më 27 maj të 1943- shit, aeroplani i Forcave Ajrore të Ushtrisë Amerikane arriti të shpëtohej pas problemeve teknike dhe rrëzimit në Paqësor. Një nga të mbijetuarit qe Louis Zamperini, i cili më parë kishte marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Berlinit (1936) si vrapues i distancave të largëta. Zamperini ia doli të mbijetonte për 47 ditë vetëm me peshq dhe shi dhe më pas u gjet nga forcat japoneze. Por prisni, këtu gjërat shkuan edhe më keq. Zamperini- t iu desh të duronte torturën e tmerrshme nga kampi sadist Mutsuhiro “The Bird” Watanabe. Pavarësisht vuajtjeve të tmerrshme, Zamperini i mbijetoi luftës dhe u lirua në 1945- n. Vite më vonë, Zamperini kërkoi të ritakonte Watanabe në Japoni për të bërë me dijeni se i kishte falur, por “The Bird” refuzoi të përballej me armikun e vjetër. Filmi “Unbroken” [I pathyeshmi] 2014 përshkruan me detaje gjithë çfarë përjetoi Zamperini shkruan anabel.

Anatoli Bugorski- Njeriu që u godit nga një rreze protoni

Në vitin 1978, fizikanti rus Anatoli Bugorski pësoi një aksident të frikshëm- Rrezja e protonit e goditi në kokë! Bugorski përdori një përshpjetues grimcash për ta barazuar rrezen thuajse me shpejtësinë e dritës. Asokohe askush nuk i kuptoi përmasat e asaj që ndodhi (nuk ishte regjistruar më parë një ndodhi e kësaj natyre), por aksidenti mund të kishte qenë fatal. Ndonëse nuk pati dhimbje, Anatoli u shpreh se pa një dritë vezulluese si asnjëherë më parë. Fizikanti humi dëgjimin nga njëri vesh, iu paralizua ana e majtë e fytyrës, por megjithatë mundi të vazhdonte një jetë normale.

Anna Bågenholm- Gruaja që u rikthye në jetë

Anna Bågenholm po bënte ski pranë një ujëvare kur krejt papritur ra me kokë në ujin e akullt dhe u bllokua në të për 80 minuta. Fillimisht, Anna ia doli të gjente një xhep ajri, i cili e ndihmoi të merrte frymë, por vetëm për 30 minuta. Më pas i ftohti dhe lodhja e mposhtën, ndaj gruas iu desh të rezistonte edhe 40 minuta në ujë. Fatmirësisht, pasi u gjet u dërgua me shpejtësi në spital. Zemra e saj kishte ndaluar prej më shumë se 2 orëve dhe temperatura e trupit ishte më e ulët se 13.7 gradë celcius, por një mrekulli deshi që ajo të vinte sërish në jetë. Ndonëse humbi disi kontrollin te duart dhe këmbët, truri nuk pësoi asnjë dëmtim.


Shtuar 22.05.2020 13:28