Probleme nga ngricat në disa akse rrugore
Pas rreshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve te fundit, situata paraqitet e ndryshuar nga ajo e ditës së djeshme. Ne qarkun e Kukësit kanë filluar rreshjet e borës.

Gjatë natës ka patur temperatura të ulëta, që kanë sjellë praninë e ngricave në rrugë. Kontraktorët kanë marrë masa për kriposjen e rrugëve. Bëhet me dije se deri në orën 09:00, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Qarku Tiranë
akset Trau Dajt–Qafë Mollë–Bizë, Trau Dajt–Antena, Qafë Priskë–Shëngjergj kalimi kryhet normalisht. Qarkullimi rekomandohet të kryhet me kujdes në orët e para të mëngjesit, pasi formohen ngrica në rrugë nga ulja e temperaturave gjatë natës.

Qarku Durrës
Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e këtij qarku.

Qarku Elbasan
Aksi Librazhd–Steblevë është i hapur, por ka ngrica dhe kalimi kryhet me zinxhirë. Aksi Elbasan–Gjinar kalohet normalisht, por për shkak të shembjes në Shelcan është i pakalueshëm për mjetet e rënda. Ka shembje aksi Cërrik–Banje, te diga (skarpatat e reja). Rruga është me një kalim për momentin, po punohet. Në aksin Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë, vazhdon spërkatja me kripë në vendet ku ka formim ngricash. Duhen përdorur zinxhirët sidomos në segmentin Lunik –Steblevë. Në akset e tjera të bëhet kujdes në orët e para të mëngjesit nga ngricat në rrugë.

Qarku Berat
Në segmentin Kthesa Gllavë–Antena ka prani të ngricave. Edhe në segmentin Bogovë–Kakrukë ka prani ngricash në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e tjera të ketij qarku. Të bëhet kujdes në segmentet rrugore ku punohet. Qarkullimi në segmentin Kthesa Gllavë-Antena duhet të bëhet me zinxhirë. Rekomandohet qarkullimi me zinxhirë edhe në segmentin Bogovë-Kakrukë.

Qarku Vlore
Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset. Por në orët e para të mengjesit të bëhet kujdes nga ngricat në aksin e Llogorasë.

Qarku Gjirokastër
Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij Qarku. Rekomandohet ecja e kujdesshme, sidomos në orët e mbrëmjes, pasi me uljen e temperaturave mund të formohen ngrica në rrugë.

Qarku Korçë
Po vazhdon puna për hedhjen e kripës në akset ku ka prezencë të ngricave, pasi temperaturat gjatë natës kanë shkuar deri në -5 gradë. Afër doganës së Qafë Thanës ka patur nje bllokim rruge, jo për shkak të situatës në rrugë, pasi ky aks është plotesisht i kalueshëm, por nga një trajler. Jane marrë masat së bashku me policinë dhe situata është stabilizuar. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë në të gjitha akset e qarkut të Korçës. Por në oret e mbrëmjes, nga temperaturat e ulëta ka segmente rrugore ku formohen ngrica. Prandaj rekomandohet që mjetet të qarkullojnë me zinxhirë në orët e para të mëngjesit.

Qarku Kukës
Në këtë qark kanë filluar rreshjet e borës. Eshtë bërë pastrimi i rrugëve dhe janë spërkatur me kripë. Disa akse qarkullohen pa zinxhirë. Në akset K.Domaj-Draj Reç dhe Bajram Curri-Kam ka prani ngricash. Në aksin Bajram Curri–Qafë Morinë, ka ngrica në rrugë nga erërat e forta dhe temperaturave të ulëta. Qarkullimi rekomandohet të bëhet me zinxhirë në këto akse: Bajram Curri-Kam dhe K.Domaj – Draj Reç , për shkak të temperaturave shumë të uleta dhe ngricave në rrugë. Qarkullimi në aksin Bajram Curri– Qafë Morinë rekomandohet të kryhet me zinxhirë.

Qarku Dibër
Vazhdon hedhja e kripës, për shkak të temperaturave shumë të ulëta gjatë natës. Ka prani ngricash në akset Ura e Cerenecit-Steblevë, Peshkopi – Qafë Draj, Qafë Bualli-Krastë. Në aksin Skurraj–Burrel ka patur rënie gurësh në rrugë, por kontraktori ka marrë menjëherë masat për pastrimin e saj. Qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë në aksin Ura e Cerenecit-Steblevë, në aksin Qafë Bualli-Krastë, dhe në segmentet Muhurr-Qafë Draj dhe Sllovë-Kalaja e Dodës. Kalimi me zinxhirë bëhet edhe në aksin U.Qytezes – Zerqan.

Qarku Shkodër
Gjatë natës ka patur temperatura të ulëta, prandaj po bëhet trajtimi me kripë i akseve. Në segmentin nga fshati Vrith deri ne Razëm ka prani ngricash në orët e para të ditës. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë në të gjithe akset. Të bëhet kujdes nga ngricat në orët e para të dites, pasi temperaturat natën kanë qënë të ulëta.

Qarku Fier
Nuk ka probleme për qarkullimin. Të bëhet kujdes në lëvizje, për shkak të fluksit të madh të makinave në superstradën Fier - Lushnje.

Qarku Lezhë
Nuk ka probleme për qarkullimin. Të gjitha akset janë të pastruar. Në aksin Rrëshen–Qafe Bene, ka ngrica në orët e mengjesit. Edhe në aksin Rrëshen– Tuneli Thirrë ka vatra akulli të formuara nga ulja e temperaturave gjatë natës. Këto vatra po trajtohen me kripë dhe nuk ka probleme në qarkullim. Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhirë. Rekomandohet të qarkullohet me zinxhirë në aksin Rrëshen-Qafe Bene, për shkak të ngricave në rrugë. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori