Pogba i thotë “JO” 100 milionë eurove nga skudra arabe

Paul Pogba refuzon 100 milionë euro në sezon. Ishte kjo oferta e çmendur që skuadra e Al-Ittihad i bëri mesfushorit francez. Edhe pse viti i fundit nuk ishte më i miri për 30-vjeçarin, pasi lojtari ishte i lënduar në pjesën më të madhe të sezonit, klubi sheik mendoi se mund ta bind atë me një ofertë stratosferike.

Megjithatë, paratë jo gjithmonë mund të bëjnë ligjin në futboll. Ndonëse mesfushori i Juventusit ishte në Arabinë Saudite, fundjavën e kaluar, ku ndër të tjera vizitoi dhe ambientet sportive të klubit, në fund nuk e kanë bindur lojtarin. Sheikët i ofruan një kontratë trevjeçare me një ofertë të përgjithshme prej 100 milionë në tavolinë.

Vetë Pogba, i ngacmuar dhe nga një tifoz juventin tha se sot nuk do të largohet po në një të ardhme  mund t’i bashkohet ish-bashkëlojtarëve të tij në kombëtare, Karim Benzema dhe N’Golo Kante. Sezonin që u mbyll, me fanellën e Juventusit, Pogba luajti në 8 ndeshje dhe u aktivizua për 161 minuta. Nga ana tjetër, Milinkovic Savic është shumë afër një transferimi në Arabinë Saudite.

Sipas mediave në Itali, Al Hilal i ka ofruar një kontratë trevjeçare, me 20 milionë euro në sezon për mesfushorin serb dhe 40 milionë euro për blerjen e kartonit të tij. Kjo shifër është ajo që Lotito do të dëshironte të merrte nga shitja e Milinkovic Savic, kontrata e të cilit skadon me Lazio pas një viti. Kryeqytetasit nuk  të donin kurrsesi që mesfushori të largohej si lojtar i lirë, për këtë arsye do të zgjedhin ofertën më të mirë për 28-vjeçarin.


Shtuar 10.07.2023 19:49