Probleme me pasurinë, sot merret vendimi për Donika Prelën
Pas dy mungesave në seancë, Donika Prela ka mbërritur sot në KPA, ku do të merret vendimi final ndaj saj.

Ish-drejtuesja e Krimeve të Rënda, ditën e sotme do të përfaqësohet nga një avokate.

Komisioneri publik ka deklaruar në seancë se përmes deklarimeve, Donika Prela nuk arriti të provojë që pasuria ishte me burime të ligjshme, ndaj e cilëson deklarimin të pamjaftueshëm dhe të pasaktë.

Në të dy rastet e kërkesave për përjashtim të trupit gjykues, komisioneri publik i vlerëson si përpjekje për vonimin e këtij procesi. Në seancën e KPA, Komisioneri publik ka kërkuar shkarkimin nga detyra të Donika Prelës.

Pak kohë më parë KPA vendosi të rihapë hetimin gjyqësor për ish-drejtuesen e Prokurorisë për Krímet e Rënda, Donika Prela, pas konfirmimit të saj në shkallën e parë të Vetingut në KPK. Rihapja e hetimeve u bë pas kërkesës së Institucionit të Komisionerit Publik, pas disa pasaktësive lidhur me deklarimin e të ardhurave të saj dhe vendimi që do të merret sot nga KPA është i pakthyeshëm.

Prela më pas doli kundër trupës së gjyqtarëve të KPA-së, duke kërkuar përjashtimin e Natasha Mulës dhe të Ina Ramës, duke kërkuar përjashtimin e tyre, por me vendim unanim KPA vendosi kundër kësaj kërkese.
Shtuar më 18/09/2020, ora 09:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori