OSHEE: Ndërprerjet e energjisë ditën e sotme, shkak i zhvendosjes së nënstacionit në qendër
Kufizimet e dritave gjatë ditës së sotme kanë ardhur si pasojë e zhvendosjes së NënstacionitQendër të Tiranës.

OSHEE njofton se shkak janë bërë mbingarkesat në fidrat e Selitës. Mbingarkesë kjo që ka ardhur si pasojë e zhvendosjes së NënstacionitQendër të Tiranës.

“Kater fidra qe lidhen me Nenstacionin e Selites, kane pesuar avari per shkak te mbingarkeses, si pasoje e daljes jashtë funksioni te Nenstacionit Qender, i cili keto dite po zhvendoset.

Mosfunksionimi perkohesisht i Nenstacionit Qender, ka shkaktuar avari te fidrat e Selites, tashme te mbingarkuar, edhe per shkak te uljes se temperaturave.

Brigadat e OSHEE jane ne terren dhe po kryejne manovrime per rregullimin e defektit, te ndodhur rreth ores 20.00 .

Nje pjese e zonave qe furnizohen nga keto fidra kane mare energji elektrike. OSHEE po e ndjek me perparesi situaten, duke kerkuar ndjese dhe mirëkuptim”, njofton OSHEE. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2016, ora 22:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori