Problematikat në provimet e maturës shtetërore
Problematikat e hasura në provimet e maturës shtetërore kanë qënë qëllimi i takimit mes maturantëve te qytetit te Beratit dhe deputetëve të LSI-së Kejdi Mehmeti, Gledion Rehovica dhe Silva Caka.


Ka qenë deputetja Kejdi Mehmeti, që disa javë më parë ka bërë publike në një nga seancat e parlamentit problemet e maturës shtetërore, e cila ka folur për rëndësinë që kanë ndryshimet rrënjësore në maturën shtetërore.

“Duke qenë se politika shqiptare merret me probleme më madhore, ndër vite nuk i është kushtuar rëndësia e duhur çështjes së maturantëve dhe kjo ka bërë që sistemi aktual të prodhojë një brez që nuk do jetë në gjendje të drejtojë veten e aq më tepër vendin në të ardhmen”, tha Mehmetaj.



Në bashkëbisedimin me maturantët beratas, Mehmeti theksoi si disa nga problemet më shqetësuese të sistemit të sotëm të maturës shtetërore mbeten: kurikulat, pamundësia e konkurimit të barabartë nëpërmjet pikëve të nxënësve të shkollave profesionale, heqja e gjuhës së huaj si provim i detyruar etj.

Deputetja, Kejdi Mehmeti, e ka cilësuar këtë nismë të grupit të deputetëve të LSI-së, jo si një inisiativë politike, por si një nevojë imediate për ti vënë një “notë” maturës shtetërore në vend.
Shtuar më 25/02/2014, ora 16:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori