Si pritet të nisë java tjetër dhe a do të vijojnë temperaturat të jenë të paqëndrueshme në fundjavë? Meteorologia tregon surprizat e motit

Vlora dhe një pjesë e mirë e Jugut do të jetë me diell gjatë ditës së sotme.

Thuajse në të gjithë Shqipërinë, ditën e sotme ka qenë një ditë me kthjellime dhe vranësira.

Era nuk pritet të jetë problematike dhe do të fryjë kryesisht nga Perëndimi dhe Jug-Perëndimi.

Veriu dhe Veri-Linja kanë qenë zonat më të ftohta, ku temperaturat kanë zbritur deri në 2 gradë celcius.

Temperaturat pritet të arrijnë mesatarisht në 20 gradë gjatë ditës së sotme.

Edhe dita e shtunë do të jetë thuajse e njëjtë, ndërsa e diela pritet që të sjellë reshje shiu në zona të ndryshme të vendit.

Moti pritet të jetë i freskët të dielën, ndërsa e hëna pritet të rikthejë rrezet e diellit dhe stabilizim të motit, megjithëse mëngjesi pritet të jetë sërish i freskët, me temperatura që do të rriten gradualisht./albeu.com/


Shtuar 8.04.2022 10:03