Japonia: Kemi parë 4 anije luftarake ruse, mund të çojnë trupa në Ukrainë (FOTO LAJM)

Katër anije të mëdha luftarake ruse janë parë duke lundruar pranë ishujve japonezë Honshu dhe Hokkaido ndërsa udhëtonin në perëndim, ndoshta drejt Evropës, raporton Reuters. Lajmi është bërë me dije nga ministria e Mbrojtjes së Japonisë e cila ka publikuar foto të anijeve që po kalonin.

I pyetur nëse ata mund të nisen për në Ukrainë, një zëdhënës i ministrit japonez të mbrojtjes i tha Reuters, “është e mundur”.

Sipas analistëve ushtarakë, i ashtuquajturi “operacion ushtarak” i Rusisë nuk ka shkuar aq mirë sa ishte planifikuar deri më tani, me pajisjet ushtarake që ka të ngjarë të jenë varfëruar në një masë më të madhe se sa ishte parashikuar.

“Ministria e Mbrojtjes e Japonisë do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe lëvizjet e ushtrisë ruse me një ndjenjë të lartë kujdesi”, tha ministria në Twitter.


Shtuar 17.03.2022 08:38