Përmbytje në Shëngjin/ Dhjetra banesa të shkatërruara
Për shkak të shfaqjeve të burimeve nëntokësore masive, raportohet se me dhjetëra banesa që ndodhen përballë portit në Shëngjin janë përmbytur.

Si pasojë e reshjeve që kanë përfshirë Lezhën prej dy ditësh, uji ka vërshuar brenda shtëpive në Shëngjin, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Autoritetet bëjnë të ditur se qindra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, në zonën e Zadrimes janë rreth 300 ha nën ujë, në Zballdre-Torovicë janë 400 hektarë të përmbytura, në zonën e Bregut të Matit dhe Barbulloje 80 hektarë dhe në zonën e Kurbinit janë përmbytur rreth 60 hektarë tokë. /albeu.com/

Shtuar më 22/10/2016, ora 10:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori