Përjashtohet nga Garda grabitësi i karburanteve
Garda e Republikës, me urdhër të Komandantit të saj, ka përjashtuar efektivin Geraldo Guci, i arrestuar nga Policia e Tiranës për veprat penale të "Vjedhjes me armë" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municionit".

Ish-efektivi Guci, 21 vjeç, ishte pranuar në rradhët e GardësRepublikës në korrik 2016 dhe ishte në periudhë prove.

Për këtë shkak, ai nuk ishte i pajisur me armatim personal, si punonjës i GardësRepublikës. /albeu.com/


Shtuar më 18/10/2016, ora 15:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori