Sot dalin përgjigjet: Ku të mësoni nëse keni fituar Lotarinë Amerikane
Të gjithë ju që keni aplikuar për Lotarinë Amerikane dhe jeni në pritje te rezultateve, duke filluar nga sot në mbrëmje mund të mësoni nëse jeni apo jo fitues.

Për të parë nëse jeni përzgjedhur do të mund të përdorni numrin unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.

Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Për të kontrolluar nëse jeni fitues, klikoni këtu:


www.dvlottery.state.gov
Shtuar më 07/05/2019, ora 09:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori