“Llogaris kafet në fund të muajit, jam i varfër”, Neritan Liçaj thirrje Ramës nga Teatri

Aktori i njohur Neritan Liçaj, është shprehur mbrëmjen e djeshme para aktivistëve dhe qyterarëve që refuzojnë prishjen e Teatrit se nuk do të dorëzohet.

Ai ka thënë se kësaj kauze do t’i qëndrojë deri në fund pasi nuk ka asgjë për të humbur e ndërkohë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen me ta.

“Shqiptarët duken si sfinksera por kur shpërthejmë, shpërthejmë shumë keq. Ata kanë çfarë humbasin, unë nuk kam çfarë humbas. Kam punuar me djersë dhe llogaris kafet në fund të muajit. Jam i varfër dhe nuk kam çfarë humbas. Ne kemi fituar se nuk u përkulëm në 2 vjet e 3 muaj.

Nuk na përkulën dot. Babai më ka thënë; po mposhte veten, ke mposhtur gjithë botën. Kam pasur frikë por e mposhta dhe prandaj kam fituar. I them pushtetarëve, hajdeni. Edhe me plumba real hajdeni, se do ia shihni flakën këtyre dy teatrove.

Do kisha qejf të vinte Rama ose Veliaj këtu dhe t’i thosha merreni pak mikorfonin dhe shpjegojini qytetarve pse doni ta prishni. Bujrum, se me 2 vjet që kemi këtu hajdeni se dhe po më hanë duart më thënë të drejtën.”-është shprehur aktori. /albeu.com/


Shtuar 15.05.2020 07:15