Pritet vendimi i Hagës mbi lehtësimin e kushteve të lirimit të Ramush Haradinajt
Albeu.com
Avokatët mbrojtës të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftojnë se gjatë javës së ardhshme pritet vendimi i Hagës mbi lehtësimin e kushteve të lirimit të klientit të tyre.Siç ka qenë e raportuar, Tribunali i Hagës ka shqyrtuar dje kërkesën e mbrojtjes së z. Ramush Haradinaj për lehtësimin e kushteve të lirimit të përkohshëm të z. Haradinaj. Ekipi i mbrojtjes sqaron se prokuroria, siç ka qenë e pritur, e ka kundërshtuar kërkesën e tyre.

Mirëpo, mbrojtja përmes një kumtesë të bërë sot, dëshiron të qartësojë se Tribunali nuk ka marrë asnjë vendim dje në lidhje me kërkesën e saj, siç është raportuar gabimisht nga disa media në Prishtinë. Në pajtim me praktikat normale të Tribunalit, pritet që gjykatësit të marrin vendimin përkatës gjatë javës së ardhshme, thuhet në kumtesë. rtk
Shtuar më 18/09/2005, ora 00:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori