Fjoralba Ponari kishte një “fiksim” në gjimnaz: I zija rrugën dhe e gjuaja (FOTO LAJM)

Moderatorja Fjoralba Ponari është padyshim një ndër vajzat më simpatike në ekranin shqiptar.

Gjatë një bashkëbisedimi me fansat të cilët rrëfenin historinë me personin e zemrës.

Teksa publikon mesazhet e ndjekësve, Fjoralba ka vendosur të rrëfejë edhe një histori të vjetër të sajën gjatë gjimnazit.

Modertorja tregon fiksimin që kishte për një djalë në shkollën e saj dhe përpjekjet që bënte asokohe për t’i rënë në sy.

“Oii, ç’më kujtove me këtë! Unë e kam pasur në orën e frengjishtes që shkëmbeheshin klasat këtë skenën. E shihja nga larg, i zija derën dhe “padashje” e gjuaja me sup. Fiksim i dhunshëm.”- tregon moderatorja me humor.


Shtuar 24.06.2020 07:17