Pritet qe qeveria e Maqedonise te shpalle njohjen e Kosoves
Albeu.com
23:00 - Qeveria e Maqedonisë ka nisur seancën e jashtëzakonshme për njohjen e pavarësisë së Kosovës, pas miratimit të projekt-rezolutës nga ana e Parlamentit. Njoftimi pritet te behet pas pak minutash.Në seancën qeveritare janë të pranishëm të gjitha ministrat e kabinetit qeveritar të koalicionit VMRO-DPMNE, BDI dhe partive e pakicave të vogla.

Një zyrtar i lartë i Qeverisë deklaroi për agjencinë e lajmeve albeu.com se konferenca me gazetarët ku do të shpallet njohja e Kosovës pas miratimit të vendimit nga Qeveria do të bëhet rreth orës 23.

Shtuar më 10/10/2008, ora 05:01
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori