Pritet njohja e Kosoves nga Kuvajti
Albeu.com
Partia e Drejtësisë ka paralajmëruar mundësinë e njohjes së shpejtë të Kosovës nga Kuvajti. Kjo parti ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për ngecje në procesin e lotimit, duke ngritur shqetësimin e tyre për ...... injorimin që i është bërë kësaj partie nga Ministria e Jashtme sa i përket procesit të lobimit në botën islame.

Drejtues të Partisë së Drejtësisë e kanë konsideruar të nevojshme pjesëmarrjen e Kosovës në takimin e Konferencës Islamike në Damask, që mbahet nga 23 deri më 25 maj, në të cilën Arabia Saudite do të parashtrojë një rezolutë të veçantë për përshpejtimin e njohjes së Kosovës nga shtetet anëtare të kësaj organizate.
Shtuar më 18/05/2009, ora 16:17
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori