Priten 3.5 milionë turistë këtë verë, ja masat e policisë
Gjatë këtij sezoni turistik në Shqipëri priten të vijnë 3 deri në 3.5 milionë turistë shqiptarë dhe të huaj. Kështu u shpreh sot ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri duke prezantuar masat që pritet të marrë policia për mbarëvatjen e sezonit turistik.

“Periudha që parashikojmë fluks më të lartë, 1 korrik-15 gusht, duke adoptuar kështu edhe strukturën e Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimeve në zonat turistike. Rritja e sigurisë rrugore në të gjitha akset rrugore dhe parandalimi i aksidenteve automobilistike. Sipas planit të hartuar nga Ministria e Brendshme, parashikojmë mobilizimin e 2388 punonjësve të policisë, mjeteve lundruese dhe një helikopter”- deklaroi Tahiri. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2014, ora 12:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori