GJKKO cakton seancën gjyqësore për Fredi Belerin

Më 14 shtator do të mbahet seanca në GJKKO ndaj kryebshkiakut të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg për blerje votash që prej 12 majit të këtij viti.

Beleri ka dorëzur dy kërkesa për leje të veçantë, por burgjet ia kanë refuzuar.

SPAK kërkon gjykimin e Belerit për korrupsion zgjedhor.

Në seancë, Beleri pritet të jetë i pranishëm, ndërkohë ai ka paraqitur sot dy rekurse të reja në Gjykatën e Lartë. Në një prej tyre kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kërkon vlerësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë.

Në rekursin tjetër Beleri kërkon të shpallen të paligjshme përgjimet e kryera nga Prokuroria e Vlorës për lejimin e përgjimit të fshehtë fotografik audio e video të personit të infiltruar.


Shtuar 11.09.2023 11:02