Prisni rrebeshe shiu, ky është parashikimi i motit për sot
Kushtet atmosferike për ditën e premte pritet të jenë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Një situatë e tillë do të jetë prezente kryesishtVeri dhe pjesërisht në zonat Qendrore, ndërsa vranësira më të shpeshta do të ketë pjesa tjetër e vendit.

Pas mesditës vranësirat fuqizohen në vend duke sjellë rrebeshe shiu, kryesishtzonat Jugore dhe Lindore, dhe shira të izoluar në Veri dhe Qendër të territorit.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por rritje me 2°C sjell mesdita duke ngjitur maksimumin në rang vendi deri 30°C.

Era do vijojë të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë. /albeu.com/

Shtuar më 25/05/2018, ora 08:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori