Prishtine, proteste per ushtaret e UCK-se
Albeu.com
Qindra studentë të Universitetit të Prishtinës, artistë dhe sportistë kanë protestuar para Gjykatës Supreme të Kosovës, duke kërkuar lirimin e një grupi të ish-ushtarëve të UÇK-së, Burim dhe Arsim Ramadani, Arben dhe Jeton Kiçina.Protestuesit kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre, rihetimin e cështjes, gjetjen dhe administrimin e provave, si dhe kapjen e autorëve të vërtetë të krimit. Sipas tyre, misioni i EULEX-it nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim si UNMIK-u, por duhet ta rishqyrtojë cështjen, pasi dënimi i tyre është bërë pa pasur fakte dhe prova të mjaftueshme.
Shtuar më 27/05/2010, ora 21:45
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori