Prishtine, nis protesta e BSPK-se
Albeu.com
Në organizim të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka nisur një protestë e punëtorëve. Protestuesit mbajnë parulla me kërkesat si “Ligji mbi të gjitha”, “Pagë dinjitoze për punëtorët”, “Duam ratifikimin e ...... konventave ndërkombëtare për punën”, “Stop privatizimit të egër”, “Duam dialog social dhe të mirëfilltë” dhe të tjera.

Protestuesit, numri i të cilëve është disa dhjetëra, janë nisur nga hotel “Grandi” në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku do të paraqesin kërkesat e tyre.

Protestës së sotme nuk i është bashkëngjitur sindikata tjetër, Konfederata e Sindikatave të Lira të Kosovës (KSLK), raporton KosovaPress.
Shtuar më 01/05/2010, ora 18:58
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori