Prishtine, arrestohen 6 persona
Albeu.com
Dje rreth orës 13:40 në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë, është paraqitur ankuesi H. Sh. i cili ka raportuar në polici se vëllai i tij E. Sh. së bashku me shokun e tij Y. I. janë rrëmbyer nga persona të panjohur, njofton Zeri.
Viktimat ishin rrëmbyer në po të njëjtën ditë rreth orës 10:00, në dalje të Prishtinës dhe janë mbajtur aty deri në ndërhyrje të policisë, dhe fatmirësisht asnjëri nga viktimat nuk ka pësuar lëndime gjatë kohës sa kanë qëndruar të izoluar.

Të dyshuarit kishin kërkuar nga ankuesi një shumë të hollave në vlerë 180.000 (njëqind e tetëdhjetë mije euro), për t’i liruar personat të cilit ishin rrëmbyer.

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e Hetimeve Rajonale e Prishtinës, i është përgjigjur rastit dhe me një plan të menduar mirë ka filluar të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të bërë lirimin e personave të rrëmbyer.
Pas identifikimit të personave të dyshuar dhe gjetjes së lokacionit, në ora 15:00 njësia e hetimeve rajonale të Prishtinës ka organizuar një operacion taktik dhe falë një intervenimi shumë profesional, ka arritur të lirojë viktimat ndërkohë të gjithë personat e dyshuar të përfshirë në rastin e rrëmbimit janë arrestuar.

Gjatë arrestimit është gjetur në posedim një pistoletë nga një i dyshuar. Dyshohet se motivi i këtij rasti është një borxh në vlerë prej 180.000 (njëqind e tetëdhjetë mije euro) që njeri nga viktimat e këtij rasti ju ka pasur të dyshuarve.

Në konsultim me Prokurorin Publike të Qarkut, të dyshuarit janë ndalur dhe dërgohen në mbajtje.
Shtuar më 07/07/2010, ora 13:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori