Prishtinë, Zanieri një personaliteti i padëshiruar!
Albeu.com
Qeveria e Prishtinës e ka paralajmëruar Zanierin se mund të bëhet personalitet i padëshiruar nëse vazhdon të japë deklarata që nuk i përgjigjen realitetit në Kosovë.Prania e shefit të ri të UNMIK-ut Laberto Zanier, duket se po bëhet i pa dëshirueshëm në Kosovë. Qeveria e Prishtinës e ka paralajmëruar Zanierin se mund të bëhet personalitet i padëshiruar nëse vazhdon të japë deklarata që nuk i përgjigjen realitetit në Kosovë. Gazeta kosovare Kosova Sot e bën të ditur këtë lajm, duke cituar reagimin e kabinetit të Shefit të UNMIK, sipas të cilit deklaratat e Zanierit janë interpretuar gabimisht

"Kur fliste për serbët në Shërbimin Policor të Kosovës (SHPK), ai dëshironte ta shprehë dëshirën e vet që t`i kthejë serbët në strukturat e SHPK-së", deklaroi zëdhënësi i UNMIK-ut Rasell Giki. Giki shtoi se Zanieri konsideron se duhet shqyrtuar propozimet e ndryshme, me qëllim që të arrihet zgjidhje kompromisi.
Shtuar më 06/08/2008, ora 00:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori