Prishtinë, partitë e vogla kërkojnë bashkim me Shqipërinë
Albeu.com
Partitë e vogla në Kosovë rikthyen për diskutim dje idenë e krijimit të unionit Kosovë–Shqipëri, menjëherë pas publikimit në media të propozimit për një konfederatë mes Kosovës dhe Serbisë.Kryetari i partisë LPK, Emrush Xhemajli ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që në seancat e ardhshme ta përgatisë një amendament kushtetues për krijimin e unionit Shqipëri-Kosovë.

Partitë e vogla në Kosovë rikthyen për diskutim dje idenë e krijimit të unionit Kosovë–Shqipëri, menjëherë pas publikimit në media të propozimit për një konfederatë mes Kosovës dhe Serbisë. Lëvizja Popullore e Kosovës ka përsëritur dje idenë e paraqitur në Kuvendin e Kosovës më 25 dhjetor të vitit 2002. Kryetari i partisë LPK, Emrush Xhemajli, konsideron se fazat e ardhshme të negociatave do të shkojnë vetëm në dëm të Kosovës. Prandaj, zgjidhja më e mirë, sipas LPK-së, do të ishte projekti për krijimin e vullnetshëm të unionit me Shqipërinë.

Madje, Xhemajli ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që në seancat e ardhshme ta përgatisë një amendament kushtetues për krijimin e unionit Shqipëri-Kosovë. Një gjë të tillë e ka pohuar ditë më parë edhe Edita Tahiri kryetare e Partisë Alternativa Demokratike e Kosovës. Ajo ka thënë se në rast të rrezikimit të ndarjes së Kosovës, atëherë duhet aktualizuar marrëveshja e partive politike shqiptare e viteve ‘90, që parashikon se nëse do të ndryshohen kufijtë, atëherë shqiptarët duhet të kërkojnë bashkim kombëtar. Ndërkohë rrezikun për ndarje të Kosovës e sheh edhe partia tjetër PSDK-ja. “Ndryshimi i pakos së Ahtisaarit do të jetë shumë i rrezikshëm për Kosovën”, thanë drejtuesit e Partisë Social-demokrate të Kosovës në një konferencë për media.
(Gazeta Shqiptare/Mimoza Koprani)
Shtuar më 04/08/2007, ora 10:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori