Prishtina, skeptike per bisedimet me Serbine
Albeu.com
Zyrtarët në Prishtinë shprehen mjaft skeptik për rezultatin që mund të sjellin bisedimet e paralajmëruara teknike Kosovë – Serbi. Këto dyshime ata i mbështesin në pozicionin e ashpër që mban Beogradi karshi shtetit të Kosovës.
Madje, në Prishtinë dyshohet se këto bisedime mund të nisin brenda ndonjë afati të shkurtë kohor. Bisedimet e paralajmëruara teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për autoritetet në Prishtinë janë, sa të ndërlikuara, aq edhe të paparashikueshme. Ndërsa Prishtina zyrtare në parim disa herë ka shprehur gatishmërinë për bisedime dhe relaksim marrëdhëniesh me Serbinë, si dy shtete të barabarta fqinje, dyshohet se edhe Serbia, në anën tjetër, është e gatshme për bisedime të tilla.
Shtuar më 18/07/2010, ora 16:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori