Prishtina me rezerva per Karajanovin?
Albeu.com
Prishtina zyrtare ka rezerva të caktuara rreth emërimit për ambasador të shefit aktual të zyrës maqedonase në Prishtinë, Stojan Karajanov, njoftojnë për “Lajm” burime qeveritare në Prishtinë të cilat dëshirojnë të mbeten anonime.Prishtina zyrtare ka rezerva të caktuara rreth emërimit për ambasador të shefit aktual të zyrës maqedonase në Prishtinë, Stojan Karajanov, njoftojnë për “Lajm” burime qeveritare në Prishtinë të cilat dëshirojnë të mbeten anonime. Aktualisht Karajanov është shef i zyrës së Maqedonisë në Kosovë, por në Qeverinë e Maqedonisë ekziston disponim për emërimin e tij për ambasador, pas ngritjes së zyrës në nivel të ambasadës.
Zyrtarisht këto informacione nuk janë konfirmuar as në Shkup e as në Prishtinë. Mirëpo, marrim vesh se pakënaqësia e Prishtinës zyrtare ndaj Karajanovit janë për shkak të siç thonë burimet tona, “jaranisë së tij me qarqe serbe në Kosovë”.
“Karajanov shumë shpesh qarkullon në Mitrovicën Veriore dhe në enklavat tjera serbe në Kosovë, gjë që ka shkaktuar dyshime të caktuara te Prishtina zyrtare”, thonë të njëjtat burime. Informacionet e këtilla kanë arritur edhe tek disa qarqe tek partitë shqiptare në Maqedoni, mirëpo askush nuk i konfirmon ato zyrtarisht.
Të njëjtat burime nuk e dinë nëse rezervat e Prishtinës ndaj Karajanovit janë shkak për prolongimin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Kosovës. Zëvendëskryeministri Abdylhaqim Ademi paralajmëroi vendosje të marrëdhënieve diplomatike brenda kësaj jave, mirëpo më pas ky proces u prolongua për në fund të këtij muaji. (lajm)
Shtuar më 19/10/2008, ora 17:50
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori