Prishtina: Koalicioni Berisha-Meta, zgjidhja e vetme
Albeu.com
Koalicioni i Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, sipas klasës politike në Kosovë ka qenë mundësia e vetme për Shqipërinë. Përfaqësuesit e partive politike në Kosovë, koalicionin PD-LSI në Shqipëri e quajnë si ...... një veprim të zakonshëm dhe i cili do të tregoj suksese gjatë mandatit katër vjeçar të qeverisjes.

“Unë kam thënë edhe para se të kryhen zgjedhjet që e mundshmja e madhe është që LSI dhe PD do të bëjnë qeverinë. Në këtë rast interesat e përbashkëta mes PD- së dhe LSI- së janë bërë bashkë, janë të njëjta dhe kanë bërë një marrëveshje që dhe unë nuk e shoh si një tragjedi apo katastrofë, ashtu siç mund ta trajtoj dikush”, tha Xhavit Haliti, anëtar i Kryesisë së Parlamentit të Kosovës.

“Vota e qytetarëve të Shqipërisë e diktoi një koalicion dhe besoj që ka qenë e domosdoshme për të ruajtur stabilitetin dhe për të mos thelluar krizën, për të mos dërguar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. Është gjetja e një formule që koalicioni i djathtë është dashur ta zgjeroje qeverisjen dhe në këtë rrafsh partneri i vetëm do të thosha ka qenë Ilir Meta”, u shpreh Lutfi Haziri, kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur haptazi favorizimet duke mbështetur të djathtën e kryesuar nga kryeministri Berisha.“Ne e kemi shpreh kënaqësinë tonë që Partia Demokratike e Sali Berishës i ka fituar zgjedhjet në Shqipëri, po ashtu e kemi shprehur edhe kënaqësinë tonë që në këto rrethana PD-ja ka arritur një marrëveshje me LSI-n, mendoj se janë dy forca serioze politike të përbëra prej njerëzve që e duan vendin, njerëz serioz, dhe mendojmë se në 4 vitet që vijnë ky koalicion do ti sjell shumë të mira vendit”, vlerësoi Ardian Gjini, shef i grupit parlamentar të AAK-së.

Lidershipi kosovar, menjëherë pas formimit të koalicionit PD-LSI, ka përkrahur këtë vendim duke e konsideruar të vetmin të mundshëm për krijimin e një qeverisje. (alsat)
Shtuar më 07/07/2009, ora 15:16
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori