Himara acaron marrëdhëniet Tiranë-Athinë, Greqia kërcënon Shqipërinë me integrimin

Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë po karakterizohen nga një klimë e ftohtë muajt e fundit me deklarata dhe kundër deklarata, të cilat të kujtojnë raportet e disa viteve më parë.

Sëfundmi ka reagua Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë duke duke theksuar se Shqipëria po shkeldrejtat e minoritetit në vendin tonë.

"Zyrtarët shqiptarë nuk mund të pretendojnë urbi et orbi” se të drejtat e minoritetit grek respektohen në të gjithë vendin, në të njëjtën kohë që ata i shkelin ato në praktikë, duke minuar ecurinë europiane të vendit të tyre.

Faktet flasin vetë, njoftimet për prishjen e ndërtesave, si pjesë e projektit rizhvillimor të Himarës janë dërguar për njerëzit të cilët janë të gjithë me origjinë greke.

Bëhet fjalë për një veprim që të çon në përfundimin se ka një plan për shkeljen e të drejtave të minoritetit grek. Deklaratat e djeshme të zyrtarëve shqiptarë të çojnë në përfundime logjike të cilat bien në kundërshtim me kodet aktuale të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve, që janë në fuqi njëkohësisht në gjithë vendet demokratike e europiane.

Udhëheqja shqiptare ka një konceptim të rremë të historisë, duke e ngatërruar me angazhimet e Shqiperisë, të cilat rrjedhin nga e Drejta Ndërkombëtare dhe ajo Europiane, për mbrojtjen e minoritetit grek, i cili është autoktonë dhe me të drejta legjitime"., -thuhet në deklaratë.

Kjo deklaratë vjen në kuadër të një retorike të ashpër të Athinës ndaj Tiranës zyrtare muajt e fundit pas ngritjes së Çështjes Çame si edhe negociatave për varrezat e ushtarave grekë në Shqipëri. /Albeu.com/
Shtuar më 01/11/2016, ora 14:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori