Prishchepov: Rusia nuk e ka akuzuar Shqipërinë për armët
Albeu.com
Ambasadori rus në Tiranë, ka hedhur poshtë lajmin që bëri jo pak bujë me median shqiptare, atë të shitjes së armëve Gjeorgjisë nga ana e Shqipërisë.Lvovich Prishchepov bëri të ditur për mediat, se lajmin e shitjes së armëve e kishte mësuar nga mediat shqiptare.
"Rusia nuk e ka akuzuar Shqipërinë për shitje armësh. Ajo mund të jetë përmendur në një listë te vendeve që i kanë shitur armë Gjeorgjise, por nuk shoh asgjë të keqe tek fakti që Shqipëria mund t'i shesë armë Gjeorgjisë, përndryshe ne do të kishim marrë veprime në rrugë diplomatike", tha Prishchepov.

Ambasadori e ka konsideruar si emocional reagimin e Tiranës zyrtare. Ndryshe ngase thuhet në Moskë, ambasadori rus në Tiranë rastin e Kosovës e ka quajtur unikal, të ndryshëm nga Abkhazia dhe Osetia e Jugut. /start/
Shtuar më 28/08/2008, ora 01:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori