Paniku dhe kaosi vazhdon akoma në gjimnazin “Janaq Kilica”, në
Fier, aty ku një ditë më parë u helmuan 58 nxënës dhe 2 mësues.
Siç mësohet se
nxënësit sot kanë shkuar në shkollë me prindërit e tyre, të cilët kanë kërkuar dhe llogari për ngjarjen e ndodhur.
Por, ajo që ka krijuar kaos edhe ditën e sotme ka qenë
paniku te
nxënësit, çka ka bërë që një e mitur të përfundojë sërish në spital.
Ajo është marrë me urgjencë nga gjimnazi dhe është dërguar në Spitalin e Fierit.
Ndërkohë deri në një moment të dytë, mësimi është pezulluar. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2020,
ora 10:27