Prindërit i dalin kundër 42-vjeçarit që vrau gruan: S'të falim!
Pëlqej
Prindërit e 42-vjeçarit në Durrës i cili vrau gruan e tij pak ditë bmë parë, nuk ia falin djalit të tyre krimin e rëndë.

"E kemi bere lanet djalin, nuk e mbeshtesim. Femijet do qendrojne me ne, do bejme si do bejme, do hame pensionin tone. Djali të vuajë për atë që beri.

Ne kemi pensione minimale. Kishin mbi 1 vit që kishin sherre, djali here pas here pinte. Shtëpinë e kane të rrënuar. 3 fëmijët e vegjël i ka marrë një shoqate.

Gruaja ishte e mire, punonte. Ata të dy kanë patur sherre me njëri-tjetrin, por nuk e mendonim qe do arrinte deri këtu. Nuk ia falim djalit këtë që beri, la fëmijët pa nënë", tha babai i Clirimit.

Rikujtojmë se pak ditë më parë, 42-vjeçari pas një sherri në familja vrau gruan e tij, nënën e 6 fëmijëve, Ardiana Shaholli. /albeu.com/




Shtuar më 12/06/2018, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori