Prindërit e Marvit me lot në sy janë zhgënjyer nga drejtësia shqiptare
Është zhvilluar këtë të martë seanca e rradhës gjyqësorë kundër 4 të pandehurve që akuzohen për vrasjen dhe përfshirjen në vrasje të Marvi Mihalit, I riu I cili u qëllua për vdekje me thikë për shkak të sherrit për një karikues celulari.

Prindërit e Marvit në mbylljes të seancës e cila u shty këtë mesditë, u shprehën se nuk do të reshtin derisa të marrin drejtësinë e merituar për djalin e tyre. Familjarët e të ndjerit pritën këtë të martë që të marrin një ndjesë nga ana e familjarëve të autorit, diçka që nuk ka ndodhur.

Në deklaratat e tyre para medias, babai dhe nëna e Marvi Mihalit kanë qenë mjaft të ashpër.

Babai i Marvit: Katër kriminelë e deri të avokatë e te prokurori Artan Lulaj. Ky degracion duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Në momentin që nuk do bëhet drejtësi, e përsëris, atëherë le të funksionojë ligji i kuranit dhe i kanunit unë do flijohem se kam përballë kriminelë, baballarë kriminelësh. Si guxohen të cohën në sallën e gjyqit, e të na kërcënojnë, do të përballen me ligjin.

Nëna e Marvit: Që radhës tjetër që u dha pretenca, unë doja të prononcohesha, por vrapoi ai. Ai e quajti gjest kalamajsh, djali im sot është në dhe, kurse ai, bashkë me Artan Lulaj që i ka përly duart me gjakun e djalit tim, turp që është në sistem, është turp që të thotë, që ne kemi bërë padi civil nuk do të ketë asnjë gjyq e asgjë të tillë, turpi dhe maskarallëku i tij arriti deri aty që për një thikë do dënohen katër vete, Jo vetëm që e vranë, nuk u dorëzuan, e lanë djalin, i dhunuan kufomën dhe që në momentin e parë nuk e kanë pranuar krimin, njëherë e vrau Deni, pas 3 muajsh e vrau Eugeni.

Sot e tutje po them drejtësinë do e vendos me cdo kusht, boll i kam duruar baballarët e kriminelëve duke më pështyrë, nuk kanë lënë gjë pa bërë, tani gënjen edhe shpif. Ata bëjnë pushime në ishujt e Greqisë, djali im po tretet në dhe, ia thershin djalin me thika atje në burg, ia derdhshnin gjakun aty dhe ta shikojnë, do bëjnë dot pazare, a ka çmim për gjakun e djalit, e provofshin në kurriz dhimbjen e madhe si po e provoj unë cdo ditë.
Shtuar më 19/03/2019, ora 12:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori