Prinderit akuzojne zv. kryeministrin Ademi per mosbmajtje te fjales
Albeu.com
Jo seriozitet i qeverisë! Zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi edhe dy ditë më parë paralajmëroi se do t’i priste prindërit e nxënësve që kërkojnë të regjistrohen në shkollën e mjekësisë, por doli nga fjala.Prindërit bashkë me fëmijët e tyre, kishin pritur më kot që nga ora 8 e mëngjesit e deri në orët e pasditës, madje nga nga pritja e gjatë dhe të nxehtit pësoi një nxënëse nga Luboteni. Ajo ishte alivanosur dhe kishte përfunduar në spital. Prindërit thonë se ky është një jo seriozitet i qeverisë në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.
“Ngel e pabesueshme se kjo është edhe një lojë se na kanë lënë ditën e premte, domethënë ditën e fundit para se të shkojnë në pushim. Porosia e jonë do të jetë mos të luajnë me fëmijët mos luajnë me popullin se populli i ka zgjedh ashtu që ky popull nuk do të ndalet edhe me këto loja që dikush mundohet me na i bë mbrapa shpinës”, theksoi një prind.
“Ose le ta zgjidhin problemin ose le të dalin le të tregojnë se nuk janë të aftë ta zgjedhin problemin”, shtoi një prind tjetrë.
“Veprimi i qeverisë dhe qeveritarëve ministrit dhe zëvendësministreshës nuk është aspak serioz. E mira e atyre është që të ulen edhe ta shqyrtojnë dhe ta vendosin këtë problem njëherë e përgjithmonë, mos të na i lënë fëmijët tonë nëpër rrugë”, theksoi një prind i revoltuar.
“Fëmija i ndonjë ministri shkon rrin nëpër plazhet e Ohrit Strugës ose dikujt a fëmijët tonë alivanosen këtu… do ta paguaj dikush se kush do ta shohim prej të hënës e tutje”, tha një prind.
Edhe pse tentuam të kontaktojmë zëdhënësin e qeverisë Shefik Duraku për t’a sqaruar situatën, ai ishte i pakapshëm në telefon. Prindërit thonë se nëse problemi nuk zgjidhet do të radikalizojnë protestat.
“Ne prej të hënës do ti bllokojmë rrugët kryesore në Autokomadë, Saraj. Shkupi do të bllokohet... atëherë ata vetë prej pushimit do të vijnë dhe do të na lusin neve, mjaft ne që u kemi bërë apele, por nuk ka zgjidhje me këta. Këta po shikojnë vetëm interesin e vet, për popull aspak nuk iu intereson”, u shpreh një prind.
Prindërit kërkojnë që të 262 nxënësit, të pranohen në shkollën e mesme të mjekësisë ‘Dr Pançe Karagjozov’ të Shkupit, pasi të gjithë i plotësojnë kushtet e kërkuara me ligj. (alsat/albeu)
Shtuar më 01/08/2009, ora 03:09
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori