Principatë në Fier? Përgjigja e Ramës ndaj "princit" do t'ju shkrijë së qëshuri
Jarl Ale de Basseville, princi i vetëshpallur i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama në lidhje me projektin për shpalljen e Principatën e Libofshës.

Por kryeministri Edi Rama jo vetëm që nuk i ka kthyer përgjigje letrës por është shprehur se nuk e kupton aspak qëllimin e letrës. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë "princi" Jarl Ale de Basseville në emisionin e Artur Zhejit, "360 gradë".

De Basseville: Nuk kam marrë asnjë përgjigje nga ai. Ja kam dërguar letrën përmes avokatit tim dy muaj më parë. Një asistentja e tij tha se ai nuk e ka kuptuar letrën që i dërgova.

Nuk doja t’ia thoja këtë kumbarit tim se nëse i them se Kryeministri i një vendi nuk kupton diçka të tillë ai do të thotë se unë mendoj se ky vend do të rrënohet.

Jarl Ale de Basseville jeton në Libofshë të Fierit bashkë me dy të dashurat e tij, ku pret edhe të bëhet baba. /albeu.com/

Shtuar më 03/01/2018, ora 10:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori