Samiti i Ballkanit të Hapur në Ohër, Vuçiç: Jo të gjithë pajtohen, por kjo nismë nuk mund të ndalet

Presidenti  i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dhënë mesazhin se nisma Ballkani i Hapur është një iniciativë e njërezve të Ballkanit.

Gjatë fjalës së tij në Ohër, Vuçiç u hspreh se me këtë nisme janë zgjidhur shumica e problemve që kanë qenë për shumë vite.

AI tha se jo të gjithë janë pajtuar më këtë nismë, por kjo që nisur nuk mund ta ndalet.

Kjo është iniciative e jona, e njerëzve nga Ballkanit, është iniciative e atyre që duhet të kuptojnë se duhet vetë të zgjidhin problemet e tyre.

Çdo gjë që kemi bërë për ekonominë ekziston diçka që shihet në marrëdhëniet mes tre vendeve. Ne gati se probleme bilaterale nuk kemi. I kemi zgjidhur ato që kanë qëndruar prej 50-60 vjetësh. Ne duhet të jemi miq dhe të punojmë për interes të përbashkët.

Jo të gjithë mund të pajtohen me këtë iniciative, por kjo është diçka që nuk mund të ndalet. Kjo është një ide shumë e mirë. Të gjitha janë të mirëseardhur.

Propozoj që samiti i ardhshëm të jetë në Serbinë jugore”, tha Vucic.