Princesha e Belgjikës viziton Shqipërinë
Princesha e Belgjikës po zhvillon në Shqipëri një vizitë tri ditore me ftesë të Ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili. Në akimin e zhvilluar me Vasilin Princesha Mathildë u shpreh se është e angazhuar për tu informuar rreth zhvillimeve të sistemit të imunizimit në vendin tonë.

"Po pres me padurim për t'u takuar me punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe për të dëgjuar përvojat e tyre. Unë dua të njihem me sfidat me të cilat ata përballen si dhe me mënyrën sesi ata komunikojnë me prindërit rreth imunizimit. Eshtë e një rëndësie jetike mbështetja dhe motivimi i prindërve për imunizimin e brezave të ardhshëm. Por nga ana tjetër ne duhet t’ju japim punonjësve të shëndetësisë mbeshtetjen që iu nevojitet për ta kryer këtë proces në mënyrë efektive"- tha princesha Mathilde. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2012, ora 13:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori