Princ Leka dhe Elia fotografohen për herë të parë pas lindjes së vajzës (FOTO LAJM)

Pesë ditë më parë, Elia Zaharia dhe Princ Leka u bënë prindër për herë të parë. Në media qarkulloi me shpejtësi lajmi se Elia solli në jetë një vajzë, e cila u pagëzua me emrin Geraldina, njësoj si stërgjyshja e saj.

Madje, ky lajm ka marrë edhe vëmendjen e mediave të huaja, që kanë shkruar për ardhjen në jetë të vogëlushes. E fundit ka qenë mediat e njohur britanike “Daily Mail” që i ka kushtuar një artikull ardhjes në jetë të Geraldinës.

Pesë ditë pas lindjes së vajzës, “Top Channel” ka siguruar fotot e Elias ndërsa ishte në në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Ata kanë pozuar me infermieren që priti bebushen e tyre, ndërsa Elia duket në formë shumë të mirë pas lindjes.

Elia, 37 vjeçe, e Princi, 38 vjeç, u martuan në vitin 2016 në një ceremoni martesore që bëri shumë bujë, pasi mblodhi në Tiranë familjet e famshme mbretërore nga e gjithë bota.

Ata kanë shumë vite në krahët e njëri-tjetrit, teksa në 2010 u fejuan në qytetin e dashurisë, Paris.

Shtuar më 28/10/2020, ora 08:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori